PUSHIME NË MESDHE

Kasaphana në portat e Evropës vazhdon

Vetëm gjatë muajit Tetor të 2007-ës humbën jetën të paktën 296 emigrantë të cilët u përpoqën të   hyjnë në zonën   e Bashkimit Evropian . Mbi 200 janë të humburit në brigjet e Ishujve Kanare të Spanjës , 51 emigrantë vdiqën në ngushticat e Kalabrisë dhe 33 të tjerë u mbytën në ujrat e Egjeut në brigjet midis Greqisë dhe Turqisë . Të paktën 1343 refugjatë kanë gjetur vdekjen gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2007-të.

ITALIA
Të paktën 51 vetë vdiqën duke u përpjekur të kalojnë ngushticat e Siçilisë dhe Kalabrisë përgjatë muajit Tetor.Trupat e tyre u gjendën në brigjet e Tunizisë,dy trupa pa jetë u gjetën në det të hapur dhe 46 të tjerë u mbytën pranë Sirakuzës të Siçilisë dhe në brigjet e   Kalabrisë pranë Roçela Ionika .

EGJIPT
Një rrugëkalim i ri detar u hap nga Egjipti drejt Kalabrisë mbas marrveshjes të nënshkruar midis Italisë dhe Egjiptit për riatdhetësimin e refugjatëve të cilët ishin arrestuar kohët   e fundit në brigjet e Italisë. Në muajt e parë të 2007-ës, rreth 1500 refugjatë arritën në Kalabri , pjesa më e madhe Kurdë dhe Irakenë, të cilët arritën atje nëpërmjet Turqisë si dhe Egjiptianë ose Palestinezë të cilët kaluan nëpërmjet Egjiptit. Libia mbetet akoma pika kresore e nisjes së tyre.

BASHKËPUNIMI   EVROPIAN
- Ndaloni ardhjen nga   Libia në mënyrë që të ndalojmë rreth 90% të emigracionit të paligjshëm , -tha komisionieri   Italian i B.E   Franko Frattini në gazetën   Avvenire   dhe shtoi- Kemi filluar bisedimet me Tripolin (kryeqytet i Libisë). Disa nga agjensitë e lajmeve të organizatave mbështetëse të refugjatëve arritën pas shumë përpjekjesh të marrin disa intervista, nga të burgosurit në kampet e Libisë.- Kemi muaj të tërë që skemi parë dritën   e diellit...Na tërhoqën jashtë na zhveshën dhe filluan të na godasin- thoshin ata.

GREQI
Në ndryshim me vëndet e tjera në Greqi shtohen me ritme të larta radhët e të ardhurve.Rreth 4.500 vetë u arrestuan nga forcat e rojave bregdetare greke dhjetë muajt e parë të vitit 2007-tëShumica e tyre braktisen në ishuj të shkretë ose në varka gome të cilat i shpojnë me qëllim që të mos kenë mundësi të kthehen dhe i dërgojnë drejt brigjeve të Turqisë.                               

burim i marrë nga:
http ://fortresseurope.blogspot.com/2006/01/october-2007.html

perktheu:
Grupi i Emigrantëve Ekonomikë & Politikë të Selanikut

                                                              

 


FAQJA KRYESORE · ARTICUJ · AKTIVITETE · FOTOGRAFI · VIDEO · CILËT JEMI? · UNKS