DEKLARATE

Selanik 12 / 11 /07

Dënojmë publikisht vrasjen e ditëve të fundit të emigrantit nga Shqipëria prej forcave të policisë kufitare greke. Duke njohur mirë historinë e 17 viteve emigracioni në Greqi,e dimë se kurrë nuk u dënua ndokush për veprimet e tij kriminale ndaj emigrantëve, gjithashtu as për ‘vrasjet pa dashje’ dhe as për ‘vetvrasjet’ dhe keqtrajtimet në qelitë e burgjeve, per mbytjet e refugjatëve në ujrat e Egjeut dhe as për qindra të vdekur në zonat e minuara të Evros. Asnjeri nuk u dënua apo dha llogari përpara drejtësisë,vetëm transferime ndëshkuese në posta të tjera policie për të dhënë edhe atje ‘shembullin’ e tyre tek rojet më të rinj të Kështjellës Evropiane.
Ajo që filloi të enjten duke u gdhirë në afërsi të Leveas zona e Follorinës, dhe e cila përfundoi në spitalin e Amindeos nuk është veçse vazhdimësia e luftës së padeklaruar kundër emigratëve dhe refugjatëve politikë, luftë e cila nuk do të mbarojë nëse ne nuk e ndalojmë.

JOMË GJAK NË KUFI, JOMË TË VRARE

Grupi i Emigrantve Ekonomikë & Politikë të Selanikut


FAQJA KRYESORE · ARTICUJ · AKTIVITETE · FOTOGRAFI · VIDEO · CILËT JEMI? · UNKS