THIRRJE
Ne shqipëtarët të bashkuar në: (omada metanaston ke prosfigon) sepse e dime që vetëm nuk mundemi të zgjidhim problemet tona.
N.Q.S bashkohemi me punëtorët grekë dhe të huaj të tjerë vetëm atëherë mund të zgjidhim problemet që kemi. Problemet tona fillojnë që në shqipëri; është e njohur që për të ardhur në greqi i paguajmë një shumë të madhe nga 500 deri në 2000 euro bashkëpunëtorëve të konsullatës dhe ambasadës greke në shqipëri. Për një vizë 6-mujore ose sengen. Kur hyjmë në greqi. Problemi i parë është puna dhe kur e gjejmë atë, pronarët grekë duan që te punojmë me një pagesë të vogël dhe me orar të zgjatur, dhe vec kësaj policia greke na keqtrajton dhe na fyen në mënure të pa drejtë.
Kjo nuk ndodh vetëm me emigrantët shoipëtare por dhe me të huaj të tjerë. Ne si emigrantë që jetojmë në selanik bëjmë thirrje të gjithë shqipëtarëve të bashkohen me ne në këtë protestë.
Është e qartë se pronarët në të gjithë botën nuk kanë probleme ndërrmejet tyre. Për ta nuk ka rëndësi flamuri, shteti apo punëtorët por vetëm përfitimi. Ne punëtorët shqlpëtarë, grekë, turq, pakistan, afganistan dhe të huaj të tjerë, cfarë na pengon që të mos bashkohemi?
Kemi ndonjë gjë për të ndarë midis nesh? Sa emigrantë shqipëtarë kanë vdekup nëpër punëra? Dhe sa të huaj të tjerë?
Sa të perndjekur politik? Dimë gjë?
Dihet se për sa kohë do të qëndrojmë larg punëtorëve grekë dhe të huajve të tjerë ky problem do tëvazhdojë...
Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë shqipëtarëve të bashkohen për të fituar të drejtat që na janë mohuar.
(Një për të gjithë dhe të gjithë për një)
|