Asnjë njeri nuk është i paligjshëm!
Azil politik për të gjithë emigrantët politikë!
Gjëndja në të cilën jetojnë emigrantët në Greqi, ashtu si dhe në shumicën e vëndeve të zhvilluara, është një gjëndje prej skllavi modern. Shteti dhe pronarët e mëdhenj kanë nevojë të përvetësojnë mbivlerën e punës të cilën nuk munden ta mbjnë për vete shtresa e varfëra dhe të shtypura, përderisa dhe kundërshtimi i tyre ndaj pushtetit është i pafuqishëm dhe i paorganizuar.
Fara e rracizmit, e cila mbiu lehtë në tokën greke, për shkak edhe të propagandizmit të teorisë së njohur nëpër shkolla, për tu bërë të gjithë nga shtresa të mesme në “pronarë të vegjël ”, bëri klasa e të pasurve të arrinte më lehtë objektivat e saj në këtë drejtim.
Kështu në kushte jonjerzore jetese (siç është problemi i strehimit,ushqimit si dhe problemet ligjore siguracionet, lejat e qëndimit dhe lëvizja e lirë) dhe punësimi (mëditje e ulët, pa sigurim teknik në punë dhe me frikën e pushimit nga puna) askush nuk ngre krye ndaj shtypjes dhe padrejtësive.
Kjo ndodh sepse nga njëra anë ne emigrantët jetojmë në një gjëndje peng-mbajtjeje dhe frike të përhershme , dhe nga ana tjetër edhe pse punëtorët vëndas nuk arrijnë që në mënyrë të organizuar të kuptojnë se kanë të njëjtat interesa dhe probleme me punëtorët emigrantë. Ja pra pse edhe pushtetarë edhe pronarë kanë arritur që qëllimet e tyre ti realizojnë më së miri edhe në praktikë, duke na shfytëzuar ne emigrantët “e ligjshëm” apo “të paligjshëm”, deri në palcë.
Atëherë pra, për shkak të shfrytëzimit të vazhdueshëm dhe të pamëshirshëm të emigrantëve dhe të shtresa të tjera popullore, rezistenca dhe kryengritja mbetet e vetmja rrugë e mundshme për të përfituar të drejta të barabarta dhe njerzore, por edhe për formimin një rryme të re luftarake anti-shtypëse.
Eshtë shumë e rëndësishme të kuptojnë të gjithë të shtypurit, pavarësisht nga kombësia, ndarjet fetare apo grupet shoqërore në të cilat bëjnë pjesë se kanë shumë të përbashkëta midis tyre për tu ngritur kundër pushtetit dhe bosave gjakpirës.
Në vënd të ëndrrave të emigrantëve të cilët erdhën nga vende të ndryshme për tu bërë të pasur apo biznesmenë, le të propozojmë një organizim dhe vëllazërim për të kundërshtuar në mënyrë dinjitoze, dhe për të pasur një jetesë sa më të denjë dhe liri shoqërore për të gjithë. Grupi i Emigrantëve Ekonomikë & Politikë të Selanikut |