Shpallje Informuese

Prej disa kohësh pjestarë të Grupit të Emigrantëve Ekonomikë dhe Politikë po bëjnë përpjekje që me   gjithë mundësitë e pakta dhe vështirësitë e shumta, të zhvillojnë mësime në gjuhë të ndryshme për emigrantë dhe vëndas pa pasur dallime etnike apo fetare, pavarësisht se nga vijnë.

Përkohësisht këto mësime zhvillohen tek steki i gazetës BABILONIA (Lëvizja Antipushtetare e Selanikut) dhe me këtë rast gjejmë momentin ti falenderojmë për mikpritjen dhe ndihmesën e dhënë prej tyre.

Për momentin po zhvillohen mësimet e Gjuhës Turke nga njëri prej pjestarëve të GEEP-it, me një pjesmarrje të konsiderueshme nga studentë, nxënës dhe emigrantë. Këto mësime shërbejnë më së tepërmi për të krijuar njohje midis njerzve, kulturave dhe mentaliteteve të ndryshme duke krijuar një ambjent të ngrohtë dhe miqësor. Shpresojmë që së shpejti të krijohet edhe mundësia për të tjera aktivitete dhe gjithashtu me sigurimin e një ndërtese do të fillojnë edhe mësimet e gjuhës shqipe dhe greke dhe të tjera gjuhëve.

Grupi i Emigrantëve Ekonomikë & Politikë të Selanikut


FAQJA KRYESORE · ARTICUJ · AKTIVITETE · FOTOGRAFI · VIDEO · CILËT JEMI? · UNKS