Manifestim tek Periferia e Maqedonisë Qëndrope

E Mërkurë 6 /12, ora 11 .00

Tashmë është fakt i njohur nga të gjithë se përveç politikës zyrtare për ligjërimin tonë-një nga proçeset kryesorë i cili është shkaktar i gjëndjes së pengmbajtjes (në një status midis ligjmërisë dhe paligjshmërisë) të cilën jetojmë ne emigrantët në Greqi, është edhe vonesa e pajustifikuar e dhënies së lejave të qëndrimit. Shteti për fat të keq nuk vë në zbatim as ligjet të cilat ai vetë voton.

Ky problem ka marrë përmas vërtet indinjuese dhe veçanërisht në Qarkun e Maqedonisë Qëndore ku bën pjesë dhe Selaniku me rrethinat e tij.

Më hollësisht , sipas ligjit nr.3386/2005 ky institucion (Qarku i M.Q.) brenda një periudhe logjikisht të shkurtër duhej të bënte shqyrtimin e dokumentacionit dhe dhënien e  Lejave   të   Qëndrimit .Dorëzimi i dokumentacionit filloi Tetorin e 2005 dhe deri pak kohë më parë nuk ishtë dhënë asnjë Lejë Qëndrimi , domethënë një vonesë prej më tepër se një vit , periudhë në të cilën ne emigrantët jemi të detyruar të përjetojmë një gjëndje burgimi brënda kufijve shtetërorë të Greqisë, edhe vetë lejat disaditëshe që jepen me rastin e festave fetare të kujtojnë liridaljet e burgut.Meqënëse kjo vonesë e është bërë tanimë një pengesë e padurueshme në jetën tonë të përditshme,aq sa edhe në hidhërime e gëzime nuk mundemi të jemi pranë familjeve , dhe sidomos tani kur një pjesë e mirë e emigrantëve po marrin në dorë leja të cilave u ka skaduar afati, vendosëm të gjithë njëzëri:

  1. Të bëjmë ankesë ligjore në gjykatë kundër përgjegjësve.
  2. Të mbyllim në mënyrë simbolike dhe paqësore Qarkun  e M . Q.
  3. Të sensibilizojmë opinionin publik për këtë aktivitet.

Këtë aktivitet e mbështet Iniciativa Antirraciste Selanikut dhe të gjitha organizatat dhe shoqatat që bëjnë pjesë në të, Grupi i Avokatëve për mbështetjen ligjore të emigrantëve, si dhe mjaft organizata dhe grupe të tjera.

Kërkojmë nga të gjithë të jemi atje të bashkuar në këtë përpjekje për të drejtat tona sociale. Të Mërkurën 6 Dhjetor le të jemi të gjithë përpara ndërtesës së Qarkut të Maqedonisë Qëndrore (stacioni i parë i autobusave 5 dhe 6 rruga Sofuli)

Meqënëse këto ditë pritet të dalë edhe ligji i ri për emigracionin ,kuptohet se   kjo nismë e jona do të marrë përmasa akoma më të mëdha në tërësi kundrejt politikës për emigracionin të cilën zbaton ky shtet.

 


FAQJA KRYESORE · ARTICUJ · AKTIVITETE · FOTOGRAFI · VIDEO · CILËT JEMI? · UNKS