Larisa: Stacioni me i fundit i dhunes policore
Denojme dhunen cnjerzore te ushtruar ne dem te sekretarit te pergjithshem te Shoqates se Emigranteve te Prefektures se Larises nga ana e policeve civile ne zyrat e Nendrejtorise te Sigurimit te Larises. Duke hetuar emigrantin nga Shqiperia Agim Dodaj,ne lidhje me te aferm te tij i cili ishte ne kerkim nga policia, por qe te cilin emigranti ne fjale kishte vite pa e takuar,duke perdorur torturat i thyen gishta te dores dhe njekohesisht e kercenuan se do te sillnin ne rajonin e policies edhe gruan e tij shtatzene dhe se do ta mbanin derisa femija te lindte ne birucat e rajonit.
“Me goditen dy vete per me shume se 80 here ne te dyja duart dhe ne koke me nje shufer metalike, duke me detyruar vazhddimisht te fus duart ne uje te akullt”
Gjithashtu shtoi se policet e detyruan te zhvishet lakuriq duke e share dhe ofenduar njekohesisht me kercenimet: ”do te te mbyllim te gjitha vrimat qe ke ne trup”
Eshte e rendesishme te permendet se torturat dhe dhuna vazhdonin megjithese ne ambjentet prane dhomes ndodhej edhe kryetari i Shoqates, Engjell Mici.
Racizmi social dhe ndenja me duar kryq,u hapin rrugen dhunes dhe torturave,duke kthyer shume here rajonet e policies ne Gestapo te koheve moderne.
Barbarizmi i tyre nuk i beri te ngurrojne aspak megjithese e dinin mire se dhuna do te publikohej dhe do te behej ceshtje diskutimi.Apo mos ndoshta ky ishte dhe qellimi i tyre,qe te mbjellin friken tek te gjithe ‘te huajt’, apo ‘te dryshmit’…. Mos ndoshta duan ne kete menyre ten a japin mesazhin se :nese perdorin dhunen ndaj dikujt prane te cilit ndodhen te afermit apo te njohurit e tij,cfare do te ndodhte sikur te te kapin diku vetem apo larg syve te deshmitarve? Apo mos ndoshta qe te mendojme se :mos valle e torturuan cnjerezisht sepse merr pjese ne perpjekjet e emigranteve per tu organizuar ne shoqata te cilat luftojne per te drejtat e tyre? Per te na treguar qarte se ne Greqi torturat dhe dhuna jane te ligjeruara,ose nje nevoje sociale…
Duhet tju tregojme me menyrat tona se kjo gjendje duhet dhe do te ndryshoje rrenjesisht,asgje nuk duhet te mbetet pa pegjigje.
Kudo qe jemi ne Selanik, Pater, Athine, Larise, Igumenice apo ne ishujt e Egjeut, te organizojme me menyrat tona rezistencen ndaj tyre, emigrante dhe vendas se bashku pa dallim,ne lufte kunder fenomeneve fashiste dhe ksenofobe te shoqerise,kunder dhunes policore dhe torturave.
Perballe dhunes te shtetit policor,
solidariteti eshte arma jone me e fuqishme.
Grupi i Emigranteve Ekonomike dhe Politike
|