Erdhën në greqi si kamariere dhe i kthyen në prostituta.
Shtatë vajza nga Rusia të cilat dëshironin të punonin si kamariere në Greqi, ranë pre e qarqeve të prostitucionit, duke qënë për shumë kohë të kërcënuara, të përdhunuara dhe të mbajtura mbyllur në një dhomë.
Çështja u gjykua në gjykatën e qytetit Pirgos, ku përballë gjykatësve ishin katër persona nga Patra, të cilët me vendim të Këshillit të Apelit do të përballen me akuzat e : pengmbajtjes, trafik prostitucioni, krijim grupi kriminal si dhe për fallcifikim dokumentash.
Akuzat dolën në skenë mbas disa denoncimeve të bashkatdhetareve të shtatë vajzave nga Rusia, në Qershor të 2006, kishin erdhur në Greqi nëpërmjet një rusi i njohur si ‘'Nikolaji'', i cili si bëhet e ditur nga vetë vajzat i kishte bindur se do të punësoheshin në Greqi si kamariere në lokale të ndryshme.
Sipas dëshmive të tyre, mbasi arritën në aeroportin e Selanikut i morën dhe i çuan me autoveturë në kafeterie të Athinës dhe më pas në apartamentin ku u mbajtën të mbyllura.
Pronarët e rinj i detyronin të punonin si kërcimtare në lokalet e natës të Athinës me pagesë vetëm 30 euro.Njëra prej vajzave pas shumë përpjekjesh arriti të lajmëronte nëpërmjet Ambasadës Greke në Rusi rrjetin e Grave të Evropës, dhe më pas ata njoftuan Policinë.
Rrjeti i prostitucionit ishte mjaft i ashpër dhe përgjonte rregullisht celularët e vajzave në mënyrë qe të mos komunikonin me autoritetet ligjore. Sipas dëshmive, njëra nga vajzat u rrah për vdekje në mënyrë që të bëhej shëmbull për të tjerat.
ΜΑΚΗΣ ΝΟΔΑΡΟΣ
Ελευθεροτυπία, 15/01/08
|