VENDAS DHE TE HUAJ PUNETORE TE BASHKUAR

TE ORGANIZOEMI - TE LUFTOJME PER TE DREJTAT TONA

Ne nje regjim pengmbajtje vazhdon te jetoje shumica e emigranteve ne Greqi. Te kater ligjet e meparshme per emigracionin,te votuara ne Parlament 15 vitet e fundit nuk dhane asnje zgjidhje ne agonine e emigranteve per tu ligjeruar dhe per nje jetese te sigurte. Edhe me i fundit ligj-mashtues (n.3386), qe u reklamua aq shume nga qeveria e ND si «nje shans i ri per ligjerimin e emigranteve», dy muaj pas daljes se tij ka falimentuar krejtesisht si ligj. Sipas te dhenave te Ministrise te Puneve te Brendshme, deri ne mesin e Nentorit ishin regjistruar vetem 20 mije emigrante nga nje shume prej 500.000 vetesh pa dokumenta. Te gjitha paragrafet e ligjit te ri perjashtojne me nje menyre ose me tjetren emigranten nga shansi per tu ligjeruar:

  1. Nga procesi i ligjerimit perjashtohen qe ne fillim te gjithe ata emigrante qe nuk kishin ne te kaluaren leje qendrimi ose qe nuk mund te provojne se kane erdhur ne menyre te ligjshme ne Greqi, dmth nje pjese e madhe e emigranteve mbetet pa shprese per tu ligjeruar.
  2. Dokumentacioni qe kerkohet eshte i shumte dhe i shtrenjte per tu siguruar nga nje emigrant. Pagesa prej 147 euro per lejen nje vjecare,dhe 900 euro per pese vjecaren, deshmi shendetesie, si dhe te pakten 150 dite pune (ensima, te cilat emigrantet e pa siguruar duhet ti paguajne nga xhepi i tyre).
  3. Per marrjen e lejes shumevjecare te qendrimit,cdo emigrant duhet te vertetoje 5 vjet qendrim te ligjshem ne Greqi, te jete i punesuar dhe i siguruar,si dhe te vertetoje ne provime njohjen e gjuhes greke, istorise, qyteterimit grek dhe si perfundim; cdo emigrant duhet te jape inerviste ne Komisionin e emigracionit per te vleresuar karakterin dhe personalitetin e tij.
  4. Per bashkimin familjar cdo emigrant duhet te kete te ardhura rreth 8.500 euro, duke shtuar 20% pra plus 1.500 euro per t e terhequr bashkeshorten, dhe15% pra plus 1.200 euro per secilin femije.

FAQJA KRYESORE · ARTICUJ · AKTIVITETE · FOTOGRAFI · VIDEO · CILËT JEMI? · UNKS